Muri Romak i Porto Romanos është shpallur një nga 7 pasuritë europiane më të rrezikuara nga Europa Nostra, organizatë e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Auron Tare në një postim në rrjete sociale thekson një mungesë bashkëpunimi dhe përkushtimi nga institucionet vendore për të mbrojtur dhe ruajtur vlerat historike dhe kulturore të këtij monumenti të rëndësishëm. Porti antik Porto Romano, shërbeu si një nga rrugët më të rëndësishme tregtare për më shumë se 2000 vjet, duke paraqitur një trashëgimi të Vlera evropiane që shtrihet në të gjithë kontinentin.
Nominimi në programin 7 më të rrezikuar 2024 u bë nga një anëtar individual i Europa Nostra nga Shqipëria me mbështetjen e Qendrës Amfora.
Programi 7 më të rrezikuarit do të ndihmonte në rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike lidhur me rëndësinë e ruajtjes së sitit dhe do të tërheqë një numër më të madh vizitorësh.
Për të ruajtur zonën dhe perimetrin e zonës arkeologjike të Muretës së Portës, synohet krijimi i një mjedisi gjithëpërfshirës për të gjithë civilët.
Kjo përfshin krijimin e shtigjeve për ecje, shenja informuese, ndriçim të duhur dhe menaxhim efektiv të vendit.
Reagimi i plotë:
Europa Nostra një Organizatë e rëndësishme Europiane e cila operon në fushën e Trashëgimisë Kulturore Europiane, ka shpallur sot Murin Romak të Porto Romanos si një nga 7 pasuritë europiane më të rrezikuara.
Në fakt për këtë monument të rëndësishëm historik shumë zëra kanë folur por askush nuk i ka dëgjuar. Të gjitha institucionet shtetërore që paguhen me taksat e shqiptarëve kanë refuzuar të ndalojnë këtë shkatërrim të këtij Monumenti.
Përtej fasades me retorike boshe askush nuk bëri detyrën e vet për të mbrojtur këtë pasuri. Tanimë i mbetet një institucioni europian të vërë ulërimën me shpresë se dikush mund ta degjojë në Tiranë
Indiferenca totale që institucionet kanë për mbrojtjen e Trashëgimisë tona por edhe shoqëria në përgjithësi në një fare mënyre mbështesin tezat e njohura të fqinjëve tanë për origjinën e shqiptarëve.
A kanë lidhje shqiptarët e sotëm me historinë e Ilirisë antike?
Apo shqiptarët janë një komb barinjsh që erdhën vonë dhe i gjetën këto monumente romane ku në një mënyrë apo tjerë vendosen kasollet e tyre për të jetuar me delet?
Për më shumë mund të shikoni se cfarë i ndodhi Portës së Artë një prej monumenteve më të rëndësishme europiane. Porta nga ku fillonte fillonte Via Egnatia dhe nga ku Perandoret e Perendimit apo të Lindjes hynin triumfalisht për të udhëtuar në këtë rruge historike.
Sot është e varrosur në këmbët e një Pallati ndërtuar nga një bari modern cdo gjurme historike ka humbur përgjithmonë.