Një 61-vjeçar armen është arrestuar në Qafë Botë pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Rusia për trafik droge. Ai rezulton në kërkim ndërkombëtar prej 12 vitesh.
Gjykata e Solnechnogorsk në Moskë, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Pritet të nisin procedurat e ekstradimit drejt Rusisë.
“Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.
Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi,
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.