Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka marrë në shqyrtim bamirësinë e Rezart Taçit ndaj familjes Berisha.
Baze ka publikuar një foto të bashkëshortes së Sali Berishës krah Rezart Taçit, ish-biznesmenit të naftës që privatizoi ARMO-n gjatë qeverisjes Berisha.
Botuesi i TemA-s shkruan se Liri Berisha duhet të pranojë nëse e ka gënjyer Taçi që nuk i ka dhënë ndonjë lek ose nuk i ka treguar burrit të saj lekët.
“Që Lirisë, ti quhet punë vullnetare shfaqja përditë në krah të një oligarku që privatizoi gjithë industrinë e naftës, me ndihmën e burrit të saj, duhet të pranojmë që ose e ka gënjyer Rezarti e nuk i ka dhënë ndonjë lek, ose nuk i ka treguar lekët burrit”-shkruan Baze.
Reagimi i Bazes erdhi pas deklaratave të Berishës nga ballkoni i shtëpisë ku qëndron në arrest shtëpie.
“Nuk mund të pranonit kurrë që Sali Berisha, njeriu që kishte luftuar më shumë se kushdo tjetër në jetën e tij, korrupsionin në këtë vend, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushtetit, si i rrezikshëm për korrupsionin e tij. Që Liri Berisha e cila kishte 14 vite që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim, çdo ditë e çdo natë me fëmijë autikë“, tha Berisha.
Në gazetën TemA, Baze e ka trajtuar rastin e bamirësisë të fondacionit të Liri Berishës me ankandin e pikturave.
Në vitin 2012, raportohej se Rezart Taçi bleu për 100 mijë euro një pikturë të Orion Shimës, paratë e të cilave do shkonin në fondacionin e bashkëshortes së kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.