Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, theksoi se nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Në fjalimin e tij në akademinë Ushtarake Bnei David, që ndodhet në një prej vendbanimeve hebreje të paligjshme në Bregun Perëndimor nën pushtim, Netanyahu bëri vlerësime në lidhje me shkëmbimin e mundshëm të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit.
Duke dhënë mesazhin se do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Gazës “derisa të arrijnë qëllimet e tyre dhe të fitojnë”, Netanyahu tha se nuk do të tërheqin ushtarët izraelitë nga Gaza për marrëveshjeje të mundshme për shkëmbimin e pengjeve dhe se nuk do të lirojnë mijëra të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.
Me ndërmjetësimin e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, më 28 janar në Paris u mbajt një takim për të diskutuar shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit.
Zyra e kryeministrit izraelit kishte njoftuar se takimi ishte “konstruktiv”, por që ka ende dallime të mëdha mes palëve.