Gjykata e Lezhës ka lënë fuqi vendimin për pezullimin e 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë.
Ata janë vënë nën akuzë për mos-batimin e një vendimi gjykatë për konfiskimin 234 548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, që sipas organit të akuzës duhet t’i kalojë shtetit.
Mësohet se zyrtarët e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga puna si të kundraligjshëm, pasi sipas tyre gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit, ndaj nuk mund të vepronin në kundërshtim me ligjin.
Pavarësisht pretendimeve, gjyqtar Renis Sheshi, ka pranuar kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj.
Ndërkohe 11 punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar animimin të vendimit.