Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD-në zyrtare Edvin Kulluri ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme kundrejt Bashës.
Kulluri thotë se Berisha sa më shumë kohë kalon në ballkon aq më shumë kërkon të mbyllë një Pazar me Ramën duke manipuluar për PD-në dhe Bashën.
Sipas tij, Berisha luftën e ka me SPAK-un dhe jo me PD-në.
Berisha ditën e sotme e akuzoi se PD-ja me Bashën është opozitë fasadë dhe rimarrja e partisë e mbrojti. Berisha gjithashtu akuzoi Bashën për pazare me Taulant Ballën.
Deklarata e Edvin Kullurit:
Sali Berisha nuk i pushoi sulmet as sot permes zyres se shtypit. Sa me shume kohe kalon ne “ballkonin e vetmise se madhe”, aq me shume do te mbylle nje pazar me Edi Ramen duke shtuar dozen e manipulimeve ndaj PD dhe Bashes. Nen parimin “nje genjeshter, nje kat kulle”, stivon perdite nga nje turre genjeshtrash!
Por ai dhe zgjeatimet e tij, harrojne se garen nuk e kane me PD por me SPAK. Ai se bashku me Edi Ramen ka zgjatur marreveshjen e nenshkruar ne 2008 qe shkallmoi demokracine kushtetuese, tashme ne aleancen e re kunder SPAK-u. Secili per arsyet e veta qe njihen, por qe i bashkon fundi i pandeshkueshmerise.
Sali Berisha te pakten duhet te kish kerkuar falje per kohen kur sulmonte Lulzim Bashen permes Mconigal.
Sali Berisha sot duhet tu tregoje shqiptareve se cilet ishin njerezit e tij qe shkuan e dhane deshmi te rreme kunder Lulzim Bashes. Por jo vetem qe nuk e ben por vazhdon e thellon gabimet duke kembengulur ne perrallat qe i ka per zanat prej 33 vitesh e ca me shume!
Historia e Berishes me armiq imagjinare te brendshem e te jashtem eshte nje kohe e kaluar. Kete e dijne mire ata qe deri para 20 vitesh i sulmonte si “karrigethyer”, “ramiziste” e tashme i ngroh poshte ballkonit me hakerrime ndaj Bashes! Ndryshojne personazhet, por autori eshte po i njejti!
Sali Berisha sot ne vend qe tu kerkonte falje demokrateve qe i genjeu me primare, vote, fitore ne 14 maj e lloj-lloj perrallash vetem per ti pasur mburoje para drejtesise, vazhdon me te njejtat taktika te luftes se klasave! Deshtimi i foltores eshte deshtimi i tij dhe i askujt tjeter. E ndersa demokrateve u tregonte perrallat e zakonshme, rrethi i tij vazhdonin te merrnin leje ndertimi per kulla, resorte e para publike per bizneset e tyre. Kjo ka qene dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgje s’ka ndryshuar dhe asgje nuk do ndryshoje sa i takon vendimeve te 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk Nuk ka dere te hapur per Non-Grata ne Partine Demokratike, pavaresisht se sa bertasin nga ballkoni.