Vendosni fjalën kyçe....

Policia italiane shkatërron bandën shqiptare të trafikut të drogës, 5 të arrestuar


Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge që operonte mes Firences dhe Pratos. Në pranga kanë rënë 5 persona, tre në arrest shtëpie dhe dy të tjerë në burg, të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.

Hetimet bënë të mundur zbulimin se banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe se sillte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në zonën e Firences dhe më pas e trafikonte në të gjithë Toskanën, raporton Ansa.

Grupi kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te shpërmdarja në zona të ndryshme të Toskanës.

Banda ka qenë shumë aktive edhe pse më parë disa persona të grupit kanë rënë në pranga.