Vendosni fjalën kyçe....

Ironizon Rama: Fondacioni Soros i ka ndihmuar më shumë kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë


Në takimin me mësuesit në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar.

Rama theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.

‘ADF (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) dhe shqiptarët e ADF-së duhet ta zgjerojmë pak portofolin e tyre, që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tani, falë bashkëpunimit ADF-në kemi dhe shkollën e drejtorëve që vazhdon, falenderoj edhe Soros dhe Unicef. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyër të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë të tjerët.’– tha Rama.