Vendosni fjalën kyçe....

Vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën në arrati, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në SHBA


Vajza 8-vjeçare e cila u rrëmbye nga babai i saj pasi vrau bashkëshorten e tij është gjetur nga policia.

E mitura u gjet e padëmtuar dhe babai i saj, Renato Muhaj, 34 vjeç, u akuzua për vrasje të shkallës së parë në vdekjen e nënës së saj, Suela Saliaj, 32-vjeç. Ai u akuzua gjithashtu për rrëmbim dhe abuzim me fëmijët, tha shefi i policisë së Largo, Mike Loux gjatë një konferencë shtypi të hënën pasdite.

Incidenti filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearëater u njoftua në një rast për një konflikt brenda një shtëpie në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha agjencia në një njoftim për shtyp. Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911. Të dy prindërit morrën mjekim në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në njoftimin e lajmeve.

Në kompleksin e apartamenteve, oficerët e Largo “gjetën shenja se një krim kishte ndodhur”, tha Loux. Kur kanë hyrë në banesë, oficerët kanë gjetur të vdekur 32-vjeçaren, por nuk gjetë dot Muhajn apo të miturën.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, një celular i lidhur potencialisht me Muhajn u lokalizua në zonën e rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearëater aty ku policia gjeti Muhajn së bashku me vajzën e tij brenda automjetit.

Departamenti i Policisë Clearëater tha se Muhaj përballet gjithashtu me akuza për dhunë kundër prindërve të tij, duke përfshirë dy akuza për sulm të rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe një akuzë për krime të rënda, burgim të rremë dhe dhunë në shtëpi.

Kjo është një tjetër krim brenda familjes që trondit opinion shqiptar ku bashkëshorti vret bashkëshorten e tij.

Në Kosovë, Liridona Ademaj u vra pas porosisë së dhënë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.