Vendosni fjalën kyçe....

83 sulme nga grupimet me mbështetje iraninane në Siri


Grupet e mbështetura nga Irani në Siri në muajin e fundit kanë kryer të paktën 83 sulme ndaj bazave amerikane me pothuajse pauza një ditore duke përdorur armë që kryejnë goditje tokë-tokë dhe dronë kamikazë me origjinë të panjohur. 

Sulmet që kanë shënjestruar bazat e SHBA-së në Siri që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj Gazës, kanë vazhduar në mënyrë intensive edhe në muajin e fundit. Sipas informacioneve të përpiluara nga gazetarët e AA-së, në 20 ‘aksione’ të ndryshme me raketa dhe dronë janë kryer të patën 83 sulme ndaj 6 bazave amerikane në Al-Hasakah, Deir Ez-Zor dhe Homs me pothuajse një diferencë me një ditë.

Me këto sulme janë shënjestruar kompleksi i gazit Koniko dhe fusha e Naftës Al-Omar në Deir Ez-Zor, bazat Al-Shaddadi, Himo dhe Harab Jir në Al-Hasakah dhe baza Al-Tanf në Homs. Teksa forcat amerikane shkatërrojnë në ajër shumicën e raketave dhe dronëve me sistemet e mbrojtjes ajrore në baza para se ato të arrijnë në objektivat e tyre, një numër i vogël i raketave dhe dronëve arrijnë në barrierat e formuara me qëllim mbrojtjen e bazave, raporton Anadolu.

Forcat amerikane në kundërpërgjigje të këtyre sulmeve, krahas autokolonave që hyjnë nga Iraku në Siri herë-herë godasin pozicionet e grupeve me mbështetje iraniane të vendosura në rajonet Al Bukemal dhe Al Mayadin në pjesën perëndimore të lumit Eufrat.

Në sulmin me raketa të kryer më 15 janar ndaj kompleksit të gazit Koniko në Deir Ez-Zor, u pretendua se u plagos një ushtar amerikan.

Enes Shawvah, një ekspert për lindjen e Eufratit në Qendrën Kërkimore Jusoor me bazë në Siri, tha se rregullat e angazhimit janë të fiksuara midis forcave amerikane të dislokuara në Siri dhe shtrirjeve të Iranit në këtë vend. Ai theksoi se Irani mori përgjegjësinë për sulmet e grupit të Rezistencës Islamike në Irak dhe donte t’i dërgonte një mesazh SHBA-së se mund të kontrollonte të gjitha grupet.

Duke deklaruar se qëllimi afatmesëm i këtyre sulmeve është rritja e faturave të SHBA-së për luftën në Siri, Shawvah tha se “Në të njëjtën kohë, ai dëshiron të ushtrojë presion mbi SHBA-në për shkak të mbështetjes së dhënë ndaj Izraelit në sulmet në Gaza”.

Pasi vlerësoi se Irani po përpiqet të testojë dhe të mësojë kufirin maksimal kur forcat amerikane mund t’u përgjigjen sulmeve të tij, Shawvah tha se “Konfliktet midis Iranit dhe forcave amerikane nuk kanë arritur në pikën e konfliktit të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se rregullat e angazhimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit nuk kanë ndryshuar”.

Zv/zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh deklaroi se për periudhën 17 tetor 2023-18 janar 2024 ndaj bazave të SHBA-së në Irak dhe Siri janë kryer gjithsej 140 sulme.

Ajo gjithashtu ndau informacionin se 57 prej sulmeve janë në Irak dhe 83 në Siri.

Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Siri filloi me sulmet ajrore kundër organizatës terroriste DEASH në shtator të vitit 2014. Që nga fundi i vitit 2014, nën emrin e luftës kundër DEASH-it, forcat amerikane janë vendosur në shumë pika në qytezat Deir ez-Zor, Raqqa dhe Al-Hasakah.

Fillimisht, SHBA-ja themeloi një bazë ushtarake në Aynularab (Kobani) në janar 2015 dhe menjëherë më pas ndërtoi bazën ajrore në rajonin Rumeylan të Al-Hasakah.

Forcat amerikane, të cilat vazhdojnë të mbështesin organizatën terroriste YPG/PKK, krahas bazës në rajonin Al Tanf në Sirinë jugore, aktualisht janë të pranishme në shumë baza dhe pika ushtarake kryesisht përreth fushave të naftës si dhe në zonat e pushtuara nga organizata në Al Hasakah, Raqqa dhe Deir ez-Zor.

Sulme të ndërsjella ndodhin midis forcave amerikane të pozicionuara këtu dhe grupeve të mbështetura nga Irani në bregun perëndimor të lumit Eufrat. Ushtria amerikane ka përforcuar bazat e saj me sisteme të mbrojtjes ajrore për t’i mbrojtur ato nga sulmet e grupeve të mbështetura nga Irani.