Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona rikthehet te fitorja


Barcelona është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Katalanasit fituan minimalisht 1:0 ndaj Osasunas në shtëpi në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa goli do të vinte në minutën e 63-të kur pas një asisti nga Joao Cancelo, Vitor Roque goditi me kokë për golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë, tetë më pak se Girona kryesuese.

Në anën tjetër, Osasuna ndodhet në vendin e 12 në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.