Vendosni fjalën kyçe....

Basha: PD ka dorëzuar në parlament propozimin për votën e emigrantëve


Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekës në Instagram tha se pala e tij ka dorëzuar në Parlament propozimin sesi mund të mundësohet vota e emigrantëve.

Basha tha se Partia Demokratike është në ballë të betejës për votën e emigrantëve ashtu edhe për propozime të tjera për sa i përket reformës zgjedhore.

Përshëndetje dhe respektet e mia. Aktualisht Partia Demokratike ka dorëzuar në parlament propozimin se si të mundësohet votat për emigrantët. Së pari Shqipëria një zonë. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik dhe shtrirja e kësaj infrastrukture në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët, do të mundësojë që të hiqet çdo pengesë reale apo artificiale që ju ka penguar të votoni aty ku jetoni. Ky është qëndrimi ynë, ky është përkushtimi ynë. Natyrisht që ndryshimi kërkon që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të ndryshojnë kodin zgjedhor. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje për votën e emigrantëve, për emigrantët që aktualisht përfaqësojnë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha Basha.