Vendosni fjalën kyçe....

Aleati i Netanyahu-t kërcënon të shpërbëjë qeverinë për çdo marrëveshje “të pamatur” me Hamas-in


Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kërcënuar se do të rrëzojë qeverinë nëse arrihet një marrëveshje “e pamatur” me grupin Hamas.

“Një marrëveshje e pamatur është e barabartë me shpërbërjen e qeverisë izraelite,” shkroi Ben-Gvir në llogarinë e tij X.

Qeveria e tanishme e koalicionit e kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu ka 64 ligjvënës në Knesset (parlamentin e Izraelit) prej 120 vendesh.

Ajo ka nevojë për mbështetjen e të paktën 61 ligjvënësve për të miratuar çdo marrëveshje në Knesset.

Partia e Fuqisë Hebraike të Ben-Gvir ka 14 ligjvënës në Knesset, që do të thotë se ai mund të rrëzojë lehtësisht qeverinë.

Ben-Gvir dhe ministri i Financave Bezalel Smotrich kundërshtojnë çdo marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

‘Marrëveshja e mundshme’

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se negociatorët që kërkojnë të ndërmjetësojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga Hamasi kanë zhvilluar një “kornizë” që mund të çojë në një marrëveshje tw mundshme.

Sipas gazetës izraelite Haaretz, propozimi përfshin lirimin e 35 pengjeve izraelitë në këmbim të një armëpushimi 6-javor në Gaza dhe lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë.

Të martën, shefi i Hamasit Ismail Haniyeh konfirmoi se grupi i tij po studion një propozim për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

Hamasi besohet se mban rreth 136 izraelitë.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza më 7 tetor, në përgjigje të një sulmi nga grupi i rezistencës Hamas, duke vrarë të paktën 26,751 palestinezë dhe duke plagosur 65,636 që atëherë.

Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.