Vendosni fjalën kyçe....

Bulqizë, u rrëzua nga shtylla ku po punonte, ndërron jetë elektricisti 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një elektricist ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa po punonte në  një shtyllë.

I është identifikuar si Ylli  Boba, ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën

Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.