Karvani “Të marrim kontrollin e kufirit tonë” (Take Our Border Back) që shkon në Teksas pret të paktën 700,000 njerëz të marrin pjesë në tubimin e 3 shkurtit.
Organizatorët e kolonës u larguan nga Virxhinia të hënën dhe u ndalën gjatë natës në Florida, ku u mblodhën me më shumë njerëz që t’i bashkoheshin kauzës së tyre dhe u organizuan për të provuar të nxisin administratën Biden të ndërmarrë veprime për çështjet kufitare, shkruan NY Post.
Fotot e marra nga The Post të martën në mëngjes tregojnë furgonët dhe kamionët e lyer që i janë bashkuar autokolonës në rritje në Jacksonville, Florida, teksa përgatiteshin të shkonin përmes Alabamas, Mississippit dhe Luizianas në Quemado, Teksas.
Organizatorja Kim Yeater tha për The Post: “Për kundërshtuesit e karvanit. Ne jemi thjesht qytetarë të zakonshëm, fermerë, oficerë policie në pension. Jo teoricienë të çmendur të konspiracionit. Do jetë një asamble paqësore e amerikanëve të të gjitha klasave politike dhe të gjitha etnive. Ne kemi shoferë kamioni, nëna dhe baballarë kanadezë. Ne kemi motoçikletistë. Nëse njerëzit mund të vinin me kuaj, ata do e bënin. E di që numrat që po shikojmë janë 700,000. Unë mendoj se ndoshta karvani do jetë më i madh se kaq.”
Një kolonë e dytë po niset nga Kalifornia për në Yuma, Arizona, një zonë tjetër ku emigrantët kanë pushtuar vijimësishtb kufirin dhe ku për muaj të tërë njerëzit ishin në gjendje të kalonin thjesht nëpër portat e hapura të Lukeville.
Yeater tha se grupi nuk është kundër emigrimit në SHBA, por argumenton se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, me mbi 2.4 milionë njerëz të hasur në kufirin jugor në vitin e fundit sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe një rekord prej 300,000 emigrantësh vetëm në dhjetor.
Ajo shtoi: “Portat e mëdha të hapura përgjatë murit janë kudo. Këto ishin prerë nga brenda. Ka hapje të mëdha…që nuk mund të sigurojnë kufirin tonë. Kjo duhet të mbyllet. Ne jemi për të marrë një qëndrim së bashku për të siguruar kufijtë tanë. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është qëllimi ynë, misioni ynë është të vëmë në vëmendje se kufijtë e hapur sjellin rreziqe për të gjithë amerikanët. Ne jemi të gjithë për emigracionin e sigurta, të ligjshëm. Duke verifikuar njerëzit që vijnë. Unë kam nëna që do flasin në mitingun e së shtunës. Do flasin për fëmijët që kanë vdekur nga fentanili. Unë kam një nënë fëmija e së cilës u vra nga një emigrant i paligjshëm që e kishte kaluar atë kufi disa herë.”
Kolona nuk do lejojë “të infiltruarit” ose “përçarësit”, duke thënë se ata që veprojnë do u “dorëzohen autoriteteve.
Ajo gjithashtu përsëriti se nuk ishte një tubim politik, duke thënë: “Kjo nuk është çështje e djathtë apo e majtë. Ne jemi qytetarë që thjesht po ngrihemi dhe themi “duhet të mbroni shtëpinë tonë”. Ne ju vendosëm në pushtet tani jeni përgjegjës. Kam miq që janë të zinj, të bardhë, të verdhë. Komuniteti i plotë vietnamez na mbështet,” shtoi ajo.
“Çdo gjuhë urrejtjeje, çdo racist, çdo supremacist i bardhë, përçarës, provokues, infiltrues, nuk lejohet.”