Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla, është larguar nga Roma, teksa merkatoja është në orët e fundit.
Lojtari ka kaluar te Sassuolo në formë huazimi. Te Sassuolo Kumbulla gjen lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
Kumbulla është përballur me shumë dëmtime këtë sezon dhe nuk ka mundur dot që të luajë shumë si me Romën ashtu edhe me Shqipërinë.
Sassuolo mban vendin e 15-të në Serinë A të Italisë, me 19 pikë duke u rrezikuar nga rënia në Serinë B.