Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria thotë se po heton vdekjen e një të reje gjatë operacionit plastik


Një 28 vjeçare humbi jetën dje (30 janar 2024) pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan 2 në Tiranë.

Familjaret pretendojnë se ajo ka qënë duke u kuruar dhe me kancer dhe mbetet për tu verifikuar ky emement dhe protokolli përkatës që do duhej të ishte ndjekur.

“Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te spitali Amerikan, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Sipas mjekëve ajo nuk duhej të ishte operuar fare se nuk i lejohet. Duke parë parasysh kartelën që ka nuk duhej të lejohej fare”  është shprehur vëllai i të ndjerës.

Pas njoftimit të policisë ka nisur nderkohë një fushatë mediatike dhe në rrjetet sociale kundër spitalit amerikan ende pa folur ekspertiza. 

Ndërkohë nga ana tjetër mjekët që janë marrë në pyetje janë shprehur se kanë ndjekur të gjitha rregullat standarde që kryhen për operacione të ngjashme, megjithatë prokuroria ka kërkuar që të verifikohen të gjitha lëvizjet dhe detyrat që janë kryer që nga momenti që vajza ka shkuar për të kryer operacionin plastik dhe  deri kur ka ndërruar jetë.

“Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.  Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.  Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”– njofton prokuroria.