Viti 2024 mund të jetë i fundit për Luis Hamilton në Formula 1 si pilot, të paktën kështu thotë vetë ai.
Shtatë-herë kampioni i Botës ka pranuar se mund të tërhiqet në fund të sezonit, edhe pse Mercedes kërkon që t’i japë dhe një titull të fundit britanikut, në mënyrë që të thyejë dhe rekordin e Mikael Shumaker.
Në një intervistë të dhënë për “Formule1.nl”, ai thotë: “Tërheqja? Është e mundur. Nuk kam plane për të ardhmen. ndihem akoma në formë dhe e shijoj atë që po bëj. Tani kam mësuar se kurrë nuk duhet të thuash kurrë në jetë. Nuk kam menduar kurrë për këtë pas një kohe të gjatë në Formula 1 dhe akoma do të ndjej të njëjtën dashuri për këtë sport. Është një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Mendoj se vjen një pikë në jetën tënde kur nuk mundesh më. Por dashuria është akoma aty”.
Gjithashtu Hamilton u ndal dhe te krijimi i një familje, me 39-vjeçarin që thotë se nuk ka kohë për atë gjë.
“Nuk kam kohë për atë. Po e shijoj të jem një xhaxha. Nuk kam vendosur ende se kur do të kem fëmijë. Nuk kam kohë për atë gjë për momentin. Nëse dua një familje, atëherë duhet të fokusohem më pak te garat dhe nuk dua ta bëj këtë gjë. ka një kohë dhe vend për çdo gjë. Fatkeqësisht, unë nuk mund ta bëj atë zgjedhje tani, ndoshta një ditë”, u shpreh britaniku.