Ministria e Mbrojtjes në Turqi ka reaguar menjëherë pas kushteve të vendosura nga SHBA në një letër dërguar Kongresit. Burime turke raportojnë se Turqia nuk do të pranojë diçka të tillë.
“Është absurde që diçka e tillë të dalë në lajme. Pala greke po bën atë që bën gjithmonë. A ka mundësi që Turqia të pranojë diçka të tillë! Askush nuk mund t’i ofrojë një gjë të tillë palës turke, aq më pak ta pranojë. Turqia, si një vend i pavarur që mund të marrë vendimet e veta, F-16-të që blen do t’i përdorë kudo që të nevojiten, pa pyetur askënd.
Nga ana tjetër, procesi po ecën pozitivisht. Ka një periudhë 15-ditore kundërshtimesh për Kongresin. Nëse nuk ka kundërshtim nga anëtarët e komisionit, kërkesa për shitje dhe modernizim do të pranohet pa votim. Nuk ka pasur asnjë kundërshtim deri më tani. Nuk mendojmë se do të ketë ndonjë kundërshtim tani e tutje. Procesi duket se ka përfunduar pozitivisht.”, shkrujnë mediat turke.
Pas vizitës së zëvendëssekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland në Turqi, mediat turke raportojnë se “nëse SHBA dëshiron të na dërgojë F-35, duhet të sigurojë edhe sisteme kundërajrore”.
Gjithashtu në një letër dërguar Kongresit, duket se janë vendosur kushte të qarta për dorëzimin e F-16-ve të rinj në Turqi. Në letër theksohet se se F16-të që do të marrë Ankaraja nuk do të mund të përdoren përveçse për qëllime të NATO-s, raportojnë mediat e huaja.
Ndër të tjera në letër thuhej se se në rast të shkeljes së kushteve, Ministria e Jashtme Amerikane do të ndërmarrë një nismë diplomatike për zgjidhjen e çështjes, ndërsa në rast se kjo nuk është e mundur, atëherë dorëzimi i avionit ndërpritet siç ishte rasti me F35.