Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj tregon njohjen me Mirel Mërtirin dhe pagesat e hoteleve


Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj rrëfeu në intervistën e tij në Syri TV njohjen me Mirel Mërtirin dhe pagesat e hoteleve që u bënë shkak për të nisur hetimin ndaj tij për rolin në inceneratorët dhe hetimin pasuror më vonë.

Ahmetaj tha se u akuzua se njihte Mërtirin por jo për lidhje me faktet nëse kishte firmosur për inceneratorët apo jo.

Ish-numri 2 i qeverisë, tha se hotelet i ka paguar në atë formë nëpërmjet Zotos e Mërtirit për çështje familjare prandaj nuk ka vënë emrin e tij por ai shtoi se ja ka paguar Mërtirit për hotelet.

Pjesë nga Invervista:

Çim Peka: Nuk jeni i përfshirë në procedurat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Tiranës.

Arben Ahmetaj: Asnjëherë. Është shumë interesante. Si u akuzoka, jemi në kohën e Enverit apo Vishinskit. Se të njoh unë ty, ti paske marrë punë aty. Unë nuk e kam në varësi atë institucion, e ka në varësi një koleg tjetër dhe unë duhet të jem përgjegjës, se unë të njoh ty. Se ti ke udhëtuar me mua, po. Ti mund të më kesh paguar mua hotelet, po dhe jo. Pse po dhe jo, sepse ti kam dhënë paratë, por nuk ka rëndësi. Arsyet kanë qenë familjare të miat, pse unë nuk e kam vënë emrin tim në hotele. Se dhe nuk kam qenë, se kam vënë në emrin tim, dhe e kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen time të dikurshme.

Çim Peka: E ka paguar hotelin apo jo.

Arben Ahmetaj: Unë i kam paguar Mirel Mërtirit. Unë e kam deklaruar, Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Nuk e kam pasur as mik, as shok banke, as shok klase, as shok pune, nuk e kam pasur asnjëherë. Në distancë. Mirelin po, e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij, është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik. Nuk gjykoj dot unë kënd nëse i ka bërë gjërat mirë apo keq. Nuk e gjykoj dot. Përkundrazi unë kam mendim, se çfarë ka ndodhur me atë djalë, me Mirel Mërtirin, mendimi im. Por të qenit mik, shok, nuk do të thotë meqë ai punon aty me institucione të tjera, ti mban përgjegjësi se çfarë ndodh me ato punë publike dhe atë njeri. E dyta që është shumë e rëndësishme, ka një letër që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, në vitin 2016. Unë për të ua thënë shqiptarëve në gjuhë të thjeshtë, kam refuzuar një mik me letra, meqë ky është miku dhe e kam refuzuar me letra. Pse? Kam shkruar interesin publik te inceneratori i Tiranës, kam thënë: Jo, se nuk i plotëson kushtet. E kam refuzuar pra, meqë ndërtohet ky konspiracioni.