Vendosni fjalën kyçe....

Artur Zheji përballë Ballës: Jemi në mungesë të një Prokurorie të vërtetë antimafia


Analisti Artur Zheji, i ftuar në Top Story, përballë ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ndërsa e përgëzoi për operacionet në kuadër të sigurisë së fëmijëve në shkolla, tha se në vend nuk ka një Prokurori të vërtetë antimafia.

“Ne jemi në mungesë të një Prokurorie të vërtetë antimafia. Ministri në këtë rast është një mesfushor që ekzekuton një punë shumë të mirë të Prokurorisë antimafia. Kemi 5 vatra të superbandave në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier. Mafia shqiptare ka arritur goxha, e çon vetë drogën në Amerikën Latine. Shteti është xhuxh para ligjit, po nëse ka vullnet ta dominojë, atëherë shtet hyn në anë të drejtë të historinë”, tha Zheji.

Grida Duma: Ish-ministrat e Brendshëm e kanë përdorur krimin në favor të vet?

“Nuk mendoj që këtë e bën dot një ministër i Brendshëm pa kryeministrin”, u përgjigj Zheji. “Balla është siguresa e fundit, po nuk qe siguresa aty, dalin ujërat e zeza dhe përmbysin Shqipërinë”.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, theksoi faktin që në vendin tonë nuk ka struktura për goditjen e krimit të organizuar, konkretisht për rastin e futjes së drogës si tranzit.

Me Ballën ministër që ka 200 ditë, as 1 vit tamam jo, ka një grim tjetër të policisë, përtej asaj që duket. Numri i vrasjeve në 2023 ishte më i ulët, por problemi në këtë vend qëndron se raportet ndërkombëtare thonë që Shqipëria konsiderohet një vend që tranzitohet drogë, kapje të drogës që hynë në këto nivele të tilla nuk e kemi këtë nivel, pra ne goditjen e krimit të organizuar ne nuk kemi. Paratë pastrohen në ndërtim psh, goditje të këtij niveli ti nuk ke”, tha Rakipllari.

Në përgjigje Balla tha se “Shqipëria në vitin 2023 ka dalë nga lista e krimit dhe hyri Kroacia. E vërteta është që sot Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm.”

Zheji: Vendet që pastrojnë para janë vendet që na thonë ne mos pastroni para, është një hipokrizi globale.

Balla: Kam një merak se jam pak nacionalist. Është e vërtetuar nga Banka e Shqipërisë që e ardhura kryesore në valutë në Shqipëri që ka impaktin te forcimi i lekut, në Shqipëri kanë hyrë 10 milion e 100 mijë turistë. Sikur secili të ketë shpenzuar 40-5- euro në ditë, bëjini llogaritë vetë.