Vendosni fjalën kyçe....

Balla tregon ku janë hetimet për sulmin ndaj Top Channel dhe Ervis Martinajn


Në emisionin Top Story mbrëmjen e sotme u diskutuan krimet e pazbardhura në vend, nga historitë e vjetra deri të ato të bujshme, që nuk kanë ende asnjë autor apo pistë.

Gazetari Eni Ferhati deklaroi  në “Top Story” se policia kërkoi për ditë me radhë në jug të Shqipërisë për trupin e Ervis Martinajt.

Nga ana tjetër ministri Brendshëm, Taulant Balla, shtoi se kërkimet në det nuk kanë vijuar për gjashtë ditë por për dy muaj. Ai gjithashtu shtoi se Policia e Shtetit ka një pistë hetimesh për Ervis Martinajn.

Ferhati: Hetimet kanë përparuar, janë kryer eksperimente të ndryshme të tabulateve telefonike. Gjatë shtatorit pëlumbarët e RENEA-s kanë kërkuar në det, pasi trupi i tij (Ervis Martinajt) mund të ishte fshehur nga peronat që dyshohet se kanë vrarë. Nuk është gjetur asgjë. Kjo pistë që ishte siguruar nga polica nuk u gjet asgjë. Në jug të vendit pëlumbarët kanë qëndruar për gjashtë ditë por nuk kanë gjetur asgjë.

Balla: Kërkimet aty ku po flet Eni kanë vazhduar për dy muaj, jo për gjashtë ditë.

Ferhati: Kemi dy trua të zhdukur. Ngjarje të dyja i përkasin vitit 2023. Janë disa elementë që policia, por përgjegjësi ka edhe prokuroria, janë vrasje të tilla që të rrëzojnë statistikën që policia me shumë mund e kanë gjetur. Jemi në vitin 2023, ku bota ka përparuar, duhet të investojmë në teknologji. Duhet implementimi i saj për t’i ardhur në ndihmë policisë, me kamera ose mënyra të tjera. Për shembull nëse ndodh një vrasje të mos ecim me postblloqe policie, por me mënyra të sofistikuara.

Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen.

Ndërkaq Grida Duma e pyeti ministrin e Brendshëm Taulant Balla se pse është kthyer në ‘qesharake’ një ndër çështjet më të bujshme, ajo e Ervis Martinajt.

Ai u shpreh se çështje të tilla kërkojnë kohë.

Duma: Çështja e Ervis Martinajn është kthyer qesharake se nuk jepet asnjë lloj transparence, dhe me kryeministrin që thotë do ta zbardhni për një muaj.

Balla: Rasti i TCH mund të kërkojë edhe vite, unë ju fola me përgjegjësi dhe ju thash që në javën time të punës, është një prej çështjeve top, në çdo javë kemi një përmbledhje të gjetjeve, aq sa edhe punonjësit e di fare mirë për ministrin e Brendshëm, kemi bërë një hierarki. Unë jam përgjigjur sa herë më është bërë kjo pyetje (për Ervis Martinaj). Nuk kam studiuar kriminalistikën.

Duma: Nuk ta pranoj që s’ke studiuar kriminalist

Balla: Faleminderit për vlerësimin