Vendosni fjalën kyçe....

Bulqizë, plagoset minatori, 52-vjeçarit i bien në trup disa gurë nga tavani i galerisë


Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në minierën e Martaneshit, pasi është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë ku punonte.

“Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë.

Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”,njofton policia.