Vendosni fjalën kyçe....

Kina ekzekuton çiftin për vrasjen e dy fëmijëve që tronditi vendin


Një çift kinez është ekzekutuar pasi babai vrau dy të vegjlit e tij duke i hedhur nga ballkoni, sepse e dashura e tij e re i shihte ata si “barrë për të ardhmen e tyre së bashku”.

Babai Zhang Bo dhe e dashura e tij Ye Chengchen u dënuan me vdekje në vitin 2021 për rënien fatale të dy fëmijëve nga kati i 15-të i një kulle banimi në Chongqing të Kinës jugperëndimore, në një rast që tronditi vendin.

Zhang, i cili ishte babai i dy fëmijëve, kishte nisur një lidhje me Ye, i cili fillimisht nuk ishte në dijeni se ishte i martuar dhe kishte fëmijë, përcjell Daily Mail.

Më pas ajo i kërkoi Zhang-ut të vriste dy fëmijët e tij, të cilët ajo i konsideroi si pengesë për martesën e tyre dhe një barrë për jetën e tyre të ardhshme së bashku, tha në një deklaratë Gjykata Nr. 5 e Popullit e Chongqing.

Nuk ishte e qartë se si çifti u ekzekutua sot, por metoda më e zakonshme në Kinë është injeksioni vdekjeprurës.