Vendosni fjalën kyçe....

Lojërat e Fatit/ Braçe: Për taksimin duhet sistem shtrëngues siç aplikohet për të ardhurat e deputetëve


Në komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji për Lojërat e Fatit.

Deputeti socialist Erion Braçe propozoi një sistem shtrëngues të ngjashëm me atë që aplikohet ndaj deputetëve në lidhje me të ardhurat dhe pasurinë edhe për organizatorët e Lojërave të Fatit.

Braçe po ashtu shtroi pyetjen a mund ta japë SPAK-u miratimin e fundit për organizuesit e Lojërave të Fatit. Ndër të tjera deputeti tha se qeveria duhet të japë përgjigje a është pro një platforme shtetërore unike për Lojërat e Fatit.