Lefter Maliqi, është bërë pjesë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.
Lajmin e dha vetë Meta gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL- së.
“Me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës”, u shpreh ai sot në mbledhje.
“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribunë i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës. Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”, tha Meta.