Një grua e cila u ngjit sipër kofanos së një makine që po ecte me shpejtësi, pasi qeni i saj u vodh në Los Angeles në fillim të këtij muaji thotë se po e kërkon ende kafshën.
Pamjet e pazakonta u fiksuan në një rrugë të qytetit teksa gruaja e njohur si Ali Zacharias u hodh sipër makinës pasi disa persona që lëviznin me një makinë vodhën qenin e saj, një bulldog francez.
Ajo rrëfeu ngjarjen ndërsa kërkon ndihmën e autoriteteve për gjetjen e kafshës shtëpiake.