Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha të mërkurën se në Gaza, “qasja te uji i pastër është një çështje jete a vdekjeje”.
“Në Gaza, çdo ditë është një luftë për të gjetur bukë dhe ujë. Çdo ditë është një luftë për të mbijetuar,” tha ajo në X.
Agjencia theksoi se “pa ujë të sigurt, shumë njerëz do vdesin nga privimi dhe sëmundjet”.
Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 26,900 palestinezë dhe duke plagosur 65,949.
Gati 1200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit.