Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Ahmetaj duhet të kishte dëshmuar para drejtësisë e publikut para se të shkonte në logjikën e arratisë


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë për emisionin “Task Force” në Syri TV duke komentuar intervistën që pritet të japë Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme tha se ai po thyen kodin e heshtjes dhe do jetë diçka për tu parë.

Salianji theksoi se Ahmetaj duhet t’i kishte thënë të vërtetat e tij para drejtësisë në publik para se të shkonte në arrati.

Deputetët, ministrat dhe të përfshirët në krim në këtë vend duhet të flasin përpara se të shkojnë në thertore. E folura e tanishme e Arben Ahmetajt nuk është e dalë nga përgjegjësia. Ka qenë numri 2 i qeverisë, ka qenë një ndër ministrat më jetëgjatë të qeverisë së Edi Ramës, mesa duket një prej njerëzve që është përfshirë për llogari të Edi Ramës në afera korruptive. Të gjitha këto që thotë sot duhet ti kishte thënë para organit të drejtësisë, duhet t’i kishte thënë të vërtetat e tij në publik para se të shkonte në logjikën e arratisë.

Fakti që dikush e thyen kodin e heshtjes, kjo është për tu parë. Pavarsisht gjithë përgjegjësisë që ka Ahmetaj në raport me abuzimet që janë bërë në këtë vend  duhet ta bëjë qeverisë shqiptare që të reagojë.

Fakti që një prej tyre po tregon tashmë të vërteta që ne i kemi thënë prej vitesh në publik, dhe një pjesë prej tyre të cilat janë vërtetuar nga SPAK, pjesa tjetër që e ndan drejtësinë apo njerëzit në këtë vend në të prekshëm dhe të paprekshëm e bën që të jetë një gjë e vlefshme.

Ajo që duhet thënë është, a jemi në kushtet kur drejtësia godet vetëm ata persona që nuk kanë marrëdhënie të mira me Ramën? Apo jemi në gushte ku drejtësia po vendon përpara përgjegjësisë të gjithë personat penale pavarësisht funksionit apo pavarësisht logjikës.”-deklaroi Salianji.