Nuk ka patur surpriza mbledhja e radhës e këshillit të bashkisë Shkodër. Edhe pse pritej me interes të shihej se si do të shkonte vota e PSD në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pas largimit të kryetares së Qarkut dhe 2 drejtorive që deri dje drejtoheshin nga social demokratet, anëtarët e këshillit të kësaj force politike kanë votuar pro propozimeve të paraqitura nga administrata e bashkisë Shkodër.
Në këtë mbledhje, është diskutuar për hapësirat e plazhit në Velipojë dhe liqenin e Shkodrës, ku me shumicë votash është miratuar harta e hapësirave publike ku këtë vit në Velipojë do të ketë 35% plazh publik.
Ndërkohë që ndihma ekonomike dhe rastet e fatkeqësisë nga zjarri për mbështetje financiare kanë marrë miratimin e këshilltarëve të bashkisë Shkodër.