Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme se Shqipëria është në udhëkryq.
Në një takim të organizuar nga Forumi Rinor i PD-së, ai tha se po jetojmë në një kohë ku çdo gjë po ndryshon me ritme të jashtëzakonshme për shkak të inteligjencës artificiale.
“Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare. Secili prej jush vjen këtu se ose është ose do të angazhohet politikisht me PD. Jemi këtu në një moment të veçantë, në një udhëkryq të jashtëzakonshëm, ku gjithçka që njohim, shijojmë, provojmë, bëhet gati të ndryshojë dhe kjo falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Po vjen me premtime të jashtëzakonshme, por dhe me kërcënime. Kërcënime për fake neës, për të shtrembëruar realitetin. Në këtë udhëkryq të jashtëzakonshëm do të ndryshoje potencialin e të gjithëve.” – tha Basha.