Fermerë në zonën e Maliqit janë mbledhur në protestë për shkak të mos shitjes së produkteve të tyre.
Dhjetëra qytetarë kanë dalë në aksin Korçë-Pogradec në kryqëzimin e Zvirinës dhe protestojnë se mollët e tyre kanë mbetur pa shitur.
Ata thonë se shkak që molla e tyre nuk shitet është futja në treg e mollëve të importit nga Serbia.
Rreth 15 mijë ton mollë qëndrojnë të pashitura në pikat e grumbullimit të zonës dhe një shkak i mostregtimit është bërë edhe grumbullimi me çmime të larta në fillim të sezonit.
Në protestë kanë shkuar edhe efektivë policie për mbarëvajtjen e sigurisë në tubim.