Vendosni fjalën kyçe....

Irani dënon sulmet e SHBA-së në Irak e Siri: Rrit tensionet në rajon


Irani ka dënuar sulmet e SHBA-së në Irak dhe Siri dhe e sheh vazhdimin e veprimeve të tilla si “kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon”, Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Teheran, Nasser Kanaani theksoi se kundërpërgjigjja ushtarake e SHBA-së është një gabim strategjik që rritet tensionet.

“Sulmi i mbrëmshëm është një aksion aventuresk dhe një tjetër gabim strategjik nga ana e amerikanëve, i cili vetëm sa do të rrisë tensionet dhe destabilitetin në rajon”, deklaroi zëdhënësi.

Kujtojmë që SHBA goditi mbi 80 objektiva të grupeve militante në Irak dhe Siri pas sulmit ndaj forcave amerikane në Jordani.