Vendosni fjalën kyçe....

Kapen më armë pa leje, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, iu sekuestrohen dhe 82 mijë dollarë


Policia e shtetit në një operacion ka arrestuar dy të rinj për armëmbajtje pa leje.

Operacioni u iniciua pas informacioneve se dy shtetas të armatosur lëvizin të armatosur.

Në prangat e policisë ranë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Përveç dy armëve të sekuestruara në shtëpinë e 20-vjeçarit R.P në Kamzë u sekuestruan edhe 82 mijë dollarë amerikanë dhe 590 mijë lek, një peshore elektronike dhe pranga si ato të Policisë.

“Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.