Vendosni fjalën kyçe....

Luftimet mes barinjve në Sudanin e Jugut lënë 39 të vdekur


Përleshjet midis barinjve nga dy shtetet fqinje në Sudanin Jugor qendror kanë vrarë të paktën 39 persona, thanë zyrtarët. Shkak për dhunën sipas tyre, është një mosmarrëveshje të stërzgjatur për tokën.

Luftimet kanë vazhduar që nga e mërkura midis të rinjve të armatosur, duke lënë 39 të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur.

Zyrtarët dënuan ashpër dhunën. Elijah Mabor Makuac, zëdhënësi i policisë së Lakes State, i tha Anadolu të premten se ata kanë konfirmuar 20 të rinj të vrarë nga Lakes State pas përleshjeve me të rinj të armatosur rivalë në katër kampe bagëtish të vendosura në zonën Luacjang të shtetit Warrap.

Ai bëri të ditur se numri i të plagosurve nga ana e tyre është 36.