Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu në përfundim të vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një darkë me kongresmenët Tracy Mann, Pete Sessions, Robert Aderholt.
Mediu thotë se darka ishte jo për politikë por për miqësinë familjare dhe marrëdhëniet njerëzore.
Kreu i PR-së thotë se në Uashington është takuar me Edëard Joseph një ekspert i njohur i Ballkanit me të cilin ndau qëndrimin e njëjtë se vendet e NATO-s në Ballkan duhet të ngrenë nivelin e bashkëpunimit.
“Në një darkë familjare në Capitol Hill Club së bashku me bashkëshorten time, me Kongresmenët Tracy Mann, Pete Sessions, Robert Aderholt dhe bashkëshortet e tyre si dhe Stan Holmes me të cilin prej 25 vjetësh punojmë së bashku për të forcuar lidhjet e Kongresit Amerikan me parlamentin e Shqipërisë.
Darkë jo për politikë, por për miqësinë familjare dhe marrëdhëniet njerëzore që kanë vlerë mbi politikën.
Largohem nga Washingtoni me një takim me Edward P. Joseph në qendrën për marrëdhëniet me jashtë të Johns Hopikins.
Edward Jospeh është një ekspert i njohur i Ballkanit, ka shërbyer si diplomat në disa vënde të Ballkanit, i vendosur në mbështetjen për Kosovën dhe denoncues i fortë i autoritarizmit në rritje në Ballkan, situatës në Serbi dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.
Ndamë të njëjtën bindje dhe qëndrim se vendet e NATO-s në Ballkan duhet të ngrenë nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit politik, ekonomik dhe ushtarak për tu përballur me sfidat dhe agresionin hibrid të Rusisë”-shkruan Mediu.