Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas deklaratave të Arben Ahmetajt: Nuk pranoi që të ishte kokë turku, u kërcënua me jetë


Intervista e ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj dy  net më parë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv  shkaktoi reagime të shumta në poltikën shqiptare, veçanërisht nga krahu i opozitës.

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, reagoi nga Korça duke theksuar se është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Sipas tij, ai është kërcënuar me jetë ndaj vendosi të arratisej.

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë.
Unë nuk kam patur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte. Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë. Nuk është gjë e re ajo që ka thënë por vjen si e re pasi dëshmoi nr 2 i qeverisë për 10 vite i cili bëri të qartë që nk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”,
tha Meta.