Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK është drejtësi me regji, përdoret nga Rama për të goditur opozitën


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça e ka quajtur SPAK drejtësi me regji në funksion të kryeministrit Edi Rama.

Duke e cilësuar si produkt të ‘Ramaformës’, Meta hodhi akuza se SPAK po përdoret nga kryeministri Rama për të goditur opozitën.

“Drejtësia me regji është një realitet prej kohësh dhe është pa asnjë diskutim një produkt i Ramaformës që është tjetërsimi i reformës në drejtësi sipas kushtetutës përmes shkeljeve të saj nga reformë në Ramaformë në shërbim të tij për ta orientuar drejt goditjes së opozitës dhe për të shmangur goditjet nga skandalet e qeverisë”, tha Meta.