Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbret në terren, takim me kryetarin e PL-së Maliq: Me ne do shiten prodhimet bujqësore


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbritur në terren duke nisur kështu aktivitetin politik të takimeve përgatitore një vit para zgjedhjeve parlamentare.

Meta ka shpërndarë një foto nga takimi me kryetarin e degës së PL-së në Maliq duke shënuar kështu turin e nisur në juglindje të vendit.

Kreu i PL-së shkruan se me forcën e tij politike në qeveri prodhimet bujqësore të zonës nuk do shkojnë dëm.

Kënaqësi ta nis ditën me Kryetarin e Partisë të Lirisë në Maliq, Faslli Zholin. E falënderova për punën e shkëlqyer që ai bën si Nënkryetar i Këshillit të Bashkisë bashkë me këshilltarët tanë në mbrojtje të interesave të komunitetit punëdashës të kësaj treve që ka një potencial të jashtëzakonshëm për prodhim dhe zhvillim. Me Partinë e Lirisë mollët, patatet, qepet dhe prodhimet e tjera nuk do të shkojnë dëm.  Djersa e tyre do të shpërblehet dhe kthehet në begati!”-shkruan Meta.