Partizani nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një pikë në fushën e tij ndaj Egantias, në një sfidë të cilën edhe mund ta kishte humbur duke qenë se goli i barazimit erdhi në minutën e fundit.
Goli për ekipin nga Rrogozhina u shënua nga Spahiu në minutën e 59’ ndërsa të kuqtë barazuan në minutën e 90’ me Skukën, i cili sapo është kthyer nga një aventurë jashtë vendit.
Pas këtij rezultati, renditja mbetet e pandryshuar me Egnatian në krye ndërsa Partizani në vendin e dytë me 10 pikë më pak.
Në ndeshjen tjetër të pasdites Teuta mundi Skëndërbeun 3-0 me golat që u shënuan të gjithë në pjesën e parë.
Pavarësisht fitores, durrsakët mbajnë vendin e parafundit në renditje, ndërsa korçarët qëndrojnë dy vende më lart.