Vendosni fjalën kyçe....

Pas dy dënimeve të javës së shkuar, ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 7 vjet burg për martesë të paligjshme


Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Khan u dënuan me shtatë vjet burg dhe gjobë të shtunën nga një gjykatë që vendosi se martesa e tyre në vitin 2018 shkelte ligjin, tha partia e tij.

Ky ishte vendimi i tretë kundër Khan këtë javë dhe vjen përpara zgjedhjeve kombëtare të enjten ndërkohë që atij i ndalohet të konkurrojë.

Khan, 71 vjeç, ditët e fundit është dënuar me 10 vjet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe 14 vjet së bashku me gruan për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore. Përfaqësuesit e tij thonë se ai do i ankimojë të tre rastet.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dënimet e tij të ndryshme do ekzekutoheshin njëkohësisht.

Khan është në burg në qytetin garnizon të Rawalpindi, ndërsa gruaja e tij do e vuajë dënimin në rezidencën e tyre në Islamabad. Ai tashmë përballet me një përjashtim 10-vjeçar nga ushtrimi i funksioneve publike.

“Pas orëve të tëra seancash të nxituara në gjykatë, pa marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe asnjë proces të rregullt, një tallje me ligjin”, tha partia e Khan, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI), në një deklaratë.

Çifti u gjobit secili me 500,000 rupi (1,800 dollarë), raportoi ARY News.

Bushra u akuzua se nuk e kishte përfunduar periudhën e pritjes të mandatuar nga Islami, të quajtur “Iddat”, pasi u divorcua nga burri i saj i mëparshëm dhe u martua me Khan.

Çifti nënshkroi kontratën e martesës, ose “Nikkah”, në janar 2018 në një ceremoni sekrete, shtatë muaj para se ish-superstari i kriketit të bëhej kryeministër për herë të parë.

Kishte polemika nëse ata ishin martuar para përfundimit të periudhës së pritjes. Pas mohimeve fillestare të martesës, PTI e konfirmoi atë javë më vonë.

Çifti e mohi se kisgte kryer ndonjë krim.

Khan ka akuzuar SHBA-nëpër rrëzimin e tij nga pushteti e për përndjekjen gjyqësore.