Vendosni fjalën kyçe....

Rrezik i shtuar, garda përforcon masat e sigurisë për gjyqtaren Arnisa Këlliçi


Garda ka marrë masa të menjëhershme për gjykatësen Arnisa Këlliçi.

Sipas Top News masat e sigurisë janë shtuar pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Informacionet sugjerojnë se ka një bashkëpunim mes një klani magjistratësh dhe elementëve të krimit të organizuar të cilët kërcënojnë sigurinë e gjyqtares.

Disa ditë më parë vetë gjyqtarja kërkoi mbrojtje të veçantë.

Në kërkesë ajo ka zbuluar emrin e kërcënuesit të dyshuar të saj, prokurorin Adriano Dyrmishi (lexo këtu).

Ajo shprehet se i kanë ardhur dy kërcënime, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ajo thekson se kërcënimi në fjalë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të  Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj.