Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat e sifilizit në SHBA, më të lartat që nga viti 1950


Epidemia e sifilizit në SHBA nuk po pakësohet, me shkallën e rasteve infektive në rritje me 9% në vitin 2022, sipas një raporti të ri të qeverisë federale mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme tek të rriturit.

Ndërkohë shkalla e rasteve të reja të gonorresë ra për herë të parë në një dekadë.

Nuk është e qartë pse rastet infektive të sifilizit u rritën me 9%, ndërsa gonorreja ra me 9%, thanë zyrtarët e CDC-së (Centers for Disease Control and Prevention), duke shtuar se është shumë herët për të ditur nëse një prirje e re rënëse po shfaqet për këtë të fundit.

Ata janë më të përqendruar te sifilizi, i cili është më pak i zakonshëm se gonorreja ose klamidia, por konsiderohet më i rrezikshëm. Dhe ndërsa vazhdon të ketë një ndikim joproporcional te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë, ai po zgjerohet tek meshkujt dhe femrat heteroseksuale, dhe po prek gjithnjë e më shumë edhe të porsalindurit, thanë zyrtarët e CDC.

Rastet i kaluan 207,000 në 2022, një rritje prej 17% dhe numri më i lartë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1950, sipas të dhënave të publikuara të martën.

Sifilizi është një sëmundje bakteriale që mund të shfaqet si plagë gjenitale pa dhimbje, por në fund mund të çojë në paralizë, humbje të dëgjimit, çmenduri dhe madje edhe vdekje nëse nuk trajtohet.

Infeksionet e reja të sifilizit ranë në SHBA duke filluar nga vitet 1940 kur antibiotikët u bënë gjerësisht të disponueshëm dhe ranë në nivelin më të ulët deri në vitin 1998.

Rreth 59,000 nga 2022 rastet përfshinin format më infektive të sifilizit. Prej tyre, rreth një e katërta ishin gra dhe gati një e katërta ishin burra heteroseksualë.