Vendosni fjalën kyçe....

Salianji ironizon Bashën: Rama po përdor disa deputetë të PD-së, nxjerr Lulin si barrikadë


Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama po përdor një pjesë të deputetëve demokratë që janë votuar nga mbështetësit e PD-së.

Ai tha se kreu i qeverisë po e bën këtë për të krijuar perceptimin se opozita ka probleme duke nxjerrë Bashën si barrikadë  e për të sajuar përplasje.

“E vetmja gjë që është për të ardhur keq është përdorimi që po u bën Edi Rama të një pjese të deputetëve të dalë nga votat e demokratëve për të krijuar perceptimin që këtu ka një problem tek opozita. Duket qartë që është një teatër. Në momentin që po shikon se po krijohet një ortek opozitar, Edi Rama nxjerr disa nga këta, Lulin se të tjerëve nuk u vë faj, i nxjerr për t’i barrikaduar dhe për të krijuar përplasje sikur këtu ka një problem mes opozitës. Nëse ai është me qeverinë duhet të vazhdojë dhe të shkojë në punë të vet.” – tha Salianji në News24.

Lidhur me sistemin zgjedhor Salianji tha se është për proporcional kombëtar me lista të hapura.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të blejë votat e opozitës për reformën zgjedhore.

“Të gjitha ambasadat kanë kërkuar që të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Këta kanë bërë një propozim hipokrit. Unë jam për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por ajo që është e domosdoshme që të mos ketë prim. Këtu është hileja që partia që del e para të marrë bonus 20 deputetë dhe të kthejë koalicionet zgjedhore. Ç’është ky regjim që vendos edhe për vullnetin e partive ndërsa për t’u bërë bashkë nuk u lejoj.  Ata e thonë qartë se do t’i blejnë votat. Shqipëria ka pasur një traditë parlamentare jo aq të mirë po jo aq të keqe sa tani. PS ka pasur 84 vota në kohën e Fatos Nanos dhe është krijuar një tryezë për reformën zgjedhore dhe opozitës i është lënë e drejta e vetos. Ky nuk i ka 84 vota dhe thotë do t’i gjejë me çdo formë. Janë deklarata që do të shkaktonin tërmet në çdo vend të botës.” – shtoi Salianji.