Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti automobilistik në Korçë, ndërron jetë rrugës për në spital 36-vjeçari


Si pasojë e aksidentit që u shënua këtë pasdite në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta u shënua një viktimë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, ku automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion shtesë

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari  Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.