Ish-kryeministri, Sali Berisha duket se e ka bërë rutinë fjalimin e tij në ballkonin e shtëpisë drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë. Në mbrëmjen e sotme ai foli sërish për intervistën e Arben Ahmetajt dhe akuzat e ish-ministrit, ndaj Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.
Berisha tha se ato që tha Arben Ahmetaj, PD i ka thënë në mënyrë të përjavshme, por këtë herë bomba plasi nga brenda.
Berisha: Ish-numri dy, për 9 vite i qeverisë shqiptare, tani në mërgim, lëshoi nga Zvicra, aktakuzat mbi Edi Ramën, Erion Velinë si eskponentët më kryesorë të mafias në Shqipëri, si hajdutët më kryesore në aferën e djegësave,
Të gjitha ato që i ka thënë Arben Ahemetaj, PD i ka thënë në mënyrë të përjavshme. Mos harroni se kësaj here bomba shpërtheu nga brenda.
Kësaj here, Edi Rama nuk guxoi të flasë, sepse Ahmetaj i nxjerr të tjerat. Kësaj here Edi Rama nuk foli, ndonëse Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve, se kryesia që ai drejton, qeveria që ai drejton është një organizatë e mirëfilltë kriminale. Se vetë Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, se ai është niveli maksimal që mbledh 17 firma në një orë në aferën e djegsave.
Rama heshti dhe vetëm heshti sepse dëgjoi edhe fjalën tjetër kur tha se po hetohen djegësat, shqiptarët do të llahtarisen.
Deklaratat e Ahmetaj, strukën në strofullën e tij, Erion Velinë. Ai është pronari i vërtetë i djegësit.