Vendosni fjalën kyçe....

Forcat RENEA testohen në Dubai, pamje nga operacioni dytë


Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elemëntëve të Armatosur, RENEA, vazhdojnë të zhvillojnë stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë pamjet e djemve të RENEA-s në operacionin e dytë, në konkursin “Swat Challange”.

Kujtojmë që në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Në fund të kësaj gare, e cila përfshin 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit, do të ndahen edhe çmimet.