Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistruar mbrëmë në Ishull Shëngjin, ku ndaj një banese u hodh lëndë plasëse. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shpërthimi me tritol ndodhi në banesën e shtetasit me inicialet A.I.
“Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.