Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, Policia Rrugore bën bilancin e një jave në terren, 19 shoferë të arrestuar dhe mbi 9 mijë gjoba


Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në terren. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në javën e fundit të janarit, deri sot, 19 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë vendosur 9657 masa administrative.

“Në javën e fundit (29.01.2024 – 04.02.2024), Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka ndërmarrë veprime për të siguruar sigurinë rrugore:

-19 persona janë arrestuar për vepra penale në qarkullimin rrugor, duke përfshirë raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe për korupsion aktiv.

-9657 masa administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.

-42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.

-15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara. Policia Rrugore apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të garantuar sigurinë e të gjithë.”, -thuhet në njoftimin e policisë.