Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Gazetari lë punën dhe i bashkohet ushtrisë së Ukrainës: Ky është transmetimi im i fundit në televizion


Një prezantues televiziv në Ukrainë përmbylli edicionin e lajmeve duke u thënë shikuesve se do të lë punën e moderatorit për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Luftimet në Ukrainë së shpejti do të hyjnë në vitin e dytë, dhe në muajt e fundit nuk ka pasur avancime nga asnjëra palë e luftimeve. Në fund të programit të lajmeve, Orest Drymalovksy, 29-vjeç tha një lajm për shikuesit që askush nuk e priste.

“Kjo është e gjitha për momentin. Ky është transmetimi im i fundit, do t’u bashkohem Forcave të Armatosura të Ukrainës”. Në një intervistë të mëvonshme ai deklaroi se ishte detyrë e tyre për t’u regjistruar në ushtri.

“Nuk ka rrugë tjetër për fitore”,  u shpreh gazetari ukrainas.